Kombëtarja U21 i fillon përgatitjet për ndeshjen me Anglinë

Kombëtarja U21 i fillon përgatitjet për ndeshjen me Anglinë

Kombëtarja U21 i ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit G të kualifikimeve për Evropianin 2023 kundër Anglisë, që zhvillohet në Milton Keynes më 7 shtator.

Në stërvitjen e parë të zhvilluar në fushën me bari natyral në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, përzgjedhësi Michael Nees pati në dispozicion 20 prej 23 futbollistëve të ftuar, teksa ekipi pritet të kompletohet në dy ditët e ardhshme.

Nga afër stërvitjen e Kombëtares U21 e ndoqi edhe presidenti Agim Ademi, i cili iu dëshiroj mirëseardhje futbollistëve në këtë grumbullim, duke i uruar ata për përgatitje sa më të mirë dhe paraqitje të suksesshme në ndeshjen e radhës.

Shpërndaje në: