Kombëtarja e Zvicrës e siguron kualifikimin në fazën tjetër të Euro 2020

Kombëtarja e Zvicrës e siguron kualifikimin në fazën tjetër të Euro 2020

Pas ndeshjeve të zhvilluara nga grupet B dhe C të Kampionatit Evropian edhe Zvicra tashmë e ka siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Euro 2020.

Në Grupin B Finlanda renditet e treta me tri pikë, kurse në atë C renditet Ukraina në vendin e tre poashtu me tri pikë, përcjellë KosovaPress.

Kështu, Zvicra që grumbulloi katër pikë, është ekip më i mirë se ai i vendit të tretë në Grupin B dhe C që e përfunduan me nga tri pikë.

Shpërndaje në: