Kombëtarja e Kosovës në Hendboll U18 e fillon nesër historinë në Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll U18 e fillon nesër historinë në Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll U18 (vajzat) është gati për të nisur historinë e ndritur në Kampionatin Botëror të Hendbollit.

Ato kanë siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror të Hendbollit, që zhvillohet këtë vit në Kinë

Kjo është hera e parë që kjo gjeneratë arrin të kualifikohet në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm të hendbollit në botë.

‘Dardanet’ do të përballen në ndeshjen hapëse me kundërshtaret e tyre nga Brazili, duke nisur një epokë historike.

Ky takim zhvillohet nesër me fillim nga ora 10:00, kurse dy kombëtaret tjera brenda grupit janë Franca dhe India.

Ndeshja zhvillohet në “Vocational and Technical College Stadium” në Chuzhou.

Shpërndaje në: