Kombëtarja e Kosovës luan kundër njërës prej kombëtareve më të dobëta në botë
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë një miqësore gjatë muajve të verës. Por, kombëtarja mike që do të jetë përballë kombëtares tonë është… e dobët.
Portali Indeks ka mësuar se ekipi që drejtohet nga trajneri Bernard Challandes do të luajë kundër San Marinos – njërës prej kombëtareve më të dobëta në botë.
Kjo ndeshje pritet të luhet më 1 qershor në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.
Në të njëjtën kohë do të kemi edhe ndeshjet e kombëtareve pjesëmarrëse në “EURO2020” e që do të jenë të karakterit miqësor para hyrjes në turne. /Periskopi