Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Hotelin Divani caravel në Athinë
Dardanët ka arritur në Hotelin Divani caravel në Athinë, ku do të luajnë për kualifikimet në Kupë të Botës.
Kombëtarja e Kosovës nesër do të takohet me Geqinë nga ora 20:45.
Të dyja ekipet kanë humbur gjasat për kualifikim tutje, por synojnë ti mbyllin këto kualifikime me fitore.
Momentalisht Greqia ka nëntë pikë në vendin e tretë në grupin B, ndërsa Kosova është e pesta me katër pikë.
Ekipi i Kosovës sot ka marrë rrugën për në Athinë, ku synojnë të kthehen me rezultat pozitiv.
Kosovën edhe për këtë duel do ta drejtojë përzgjedhësi Primoz Gliha.