Komandanti i KFOR-it takon krye-vëzhguesen e Misionit të BE-së, flasin për sigurinë dhe zgjedhjet e 9 shkurtit

Komandanti i KFOR-it takon krye-vëzhguesen e Misionit të BE-së, flasin për sigurinë dhe zgjedhjet e 9 shkurtit

Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me kryevëzhguesen e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ) – deputeten e Parlamentit Evropian, Nathalie Loiseau.

Një njoftimin për media thuhet se ata diskutuan pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e vazhdueshme në mbështetjen e zgjedhjeve transparente dhe demokratike në Kosovë.

“Gjeneral-major Barduani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, feja apo përkatësia politike.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: