Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e EULEX-it, në fokus mbështetja e dialogut Kosovë-Serbi
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş ka takuar ditën e sotme shefin e misionit të EULEX-it, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
Sipas njoftimit të bërë nga KFOR-i në Facebook, thuhet se dyshja kanë folur për veprimet e përditshme të KFOR-it në Kosovë.
Në njoftim thuhet se ata ndanë pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë dhe mbarë rajonin.
“Ata ndanë pikëpamjet mbi trendet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, mbi bashkëpunimin e ndërsjellë, për përpjekjet e përditshme të KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe për mbështetjen e palëkundur të KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që janë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjet, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i shtetit, pas Kosovës dhe EULEX-it, përkatësisht, me të punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet më tej në njoftim.