Komandanti i KFOR-it: Çështja e Urës së Ibrit të diskutohet në Bruksel

Komandanti i KFOR-it: Çështja e Urës së Ibrit të diskutohet në Bruksel

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit.

Barduani ka cituar edhe kolegë të tij nga NATO duke ripërsëritur se kjo çështje duhet të zgjidhet në dialog.

“Çdo vendim për urën është një vendim politik dhe duhet të shikohet nga dy palët. Duhet të diskutohet në dialogun e Brukselit. Natyrisht KFOR-i është aty për siguri. Por çdo kush duhet të përmbahet edhe nga deklarimet që mund të ndikojnë në përshkallëzimit të situatës.” – ka thënë ai në një intervistë në RTK

Ndryshe, Qeveria Kurti kishte proklamuar hapjen e Urës së Ibrit, por që nga një vizitë e Shefit të CIA-së në Kosovë, kjo çështje s’është përmendur nga eksponentët e pushtetit.

Shpërndaje në: