Komandanti i Forcave Aleate për Evropë në Tiranë, Ministri shqiptar: Diskutuam gjatë për rajonin e Kosovën
Ministri I Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se sot është takuar me Komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë, njëherit Komandant i Forcave amerikane në Evropës, Christopher Cavoli.
Vengu ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar gjatë për situatën në rajon dhe përkrahjen që NATO vazhdon ta japë në Kosovë dhe për rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.
Kreu i MPB shqiptare gjithashtu ka treguar se me gjeneralin amerikan kanë biseduar edhe për nevojën e adresimit të retorikave destabilizuese dhe influencat dezinformuese të aktorëve të tretë në vendet e rajonit.
“Me ushtarakun e lartë amerikan folëm gjatë për situatën në rajon, mbështetjen e madhe që NATO vijon të japë në Kosovë dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik, sikundër dhe nevojën që të adresohen njëzëri retorikat destabilizuese dhe influencat dizinformuese të aktorëve të tretë në vendet e rajonit”, ka shkruar Vengu.
Kënaqësi të prisja në takim komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në…
Posted by Pirro Vengu on Tuesday, September 17, 2024