Kolonizimi i Hënës: Superfuqitë vijnë me projekte gjigande

Periskopi.com SOK

Shkencëtarët janë të bindur se njerëzimi është i aftë të vendos një stacion hapësinor në Hënë.

Gara e re për Hënën?

Ideja e kolonizimit të Hënës ishte shumë popullore gjatë kohës së Luftës së Ftohtë. Por në mesin e viteve 1970 projekte të tilla nga Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara ishin suspenduar pasi udhëtimi në Hënë kishte shpenzime të mëdha dhe nuk kishin një qëllim konkret.

Por gjysmë shekulli më vonë, ëndërrat e popullimit të Hënës prapë janë rikthyer.

Shumë shkencëtarë besojnë se zgjerimi i hapësirës është një hap logjik që shtyn zhvillimin e njerëzimit.

Herët apo vonë, Toka do të jetë e “mbushur” dhe nevojat do të jenë të mëdha për t’u bartur në Hënë, në Mars apo në planete të tjera të sistemit tonë diellor.

Kolonizimi i Hënës gjithashtu do t’i japë njerëzimit një mundësi për nxjerrjen e mineralëve të vlefshme.

Ka shumë pak Helium 3 në Tokë, por sasi e madhe gjendet në Hënë. Për më tepër, një numër i madh i qeverive kanë shprehur gatishmërinë që të dërgojnë satelitë për të nxjerrë mineralin e rrallë Helium 3, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Mundësia e transferimit të prodhimit intensiv të energjisë në Hënë për të reduktuar emetimet industriale në Tokë në të ardhmen e largët është shprehur gjithashtu nga një numër studiuesish.

Në Hënë nuk ka atmosferë apo fushë magnetike. Sipërfaqja e saj goditet herë pas here nga mikrometeorë, derisa temparatura gjatë një dite mund të shkojë deri në 200 gradë celsius.

Një stacion hapësinor në orbitën e Hënës konsiderohet një hap logjik në rrugën drejt kolonizimit të hënës.

Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina kanë theksuar gatishmërinë që ky projekt të zbatohet nga viti 2025 deri në vitin 2030.

Detajet teknike priten të paraqiten këtë vit. Punimet në orbitën e Hënës do të fillojnë në vitin 2024./Periskopi/

Shpërndaje në: