Koloneli shqiptar: Rutte ishte shumë i qartë, NATO është në Kosovë për të siguruar integritetin territorial!

Koloneli shqiptar Çlirim Toci tha se lajmi që NATO do rishikojë pozicionin e vet në Kosovë dhe Ballkan nuk është i vërtetë dhe nuk ka për të ndodhur as në vite në vijim.
Toci u shpreh se kreu i NATO gjatë vizitës në Kosovë dha një mesazh shumë të qartë se NATO është në Kosovë dhe Bosnjë për të siguruar integritetin e tyre territorial.
“Disa ditë më parë mediat shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë trumbetonin një informacion se NATO do shikojë pozicionin e saj në Kosovë apo Ballkan, kjo nuk është e vërtetë dhe nuk ka për të ndodhur në vitet në vijim. Një investim si ai në bazën e Bondstillit është për një kohë të gjatë. Rutte dha një mesazh shumë të qartë të NATO në Kosovë dhe Bosnjë për të siguruar integritetin territorial të Kosovës. Nga pala shqiptare, qeveria e Kosovës ka ratifikuar një marrëveshje në fushën e mbrojtjes me SHBA që tregon bashkëpunim serioz. Në këtë marrëveshje flitet jo vetëm në lidhje më asistencë në planifikim të mbrojtjes, por edhe në rritjen e kapaciteteve por edhe në ndërtimin e sistemit të mbrojtjes kundërajrore”, tha ai.