Kolonë e madhe në rrugën që të çon për tek vendi ku do të varroset Faton Hajrizi
Në fshatin Klinë e Ulët e Skenderajt, sot do të varroset Faton Hajrizi.
Qytetarë të shumtë duket se do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit që nis nga ora 14:00.
Kolonë e madhe po vërehet në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, në rrugën që çon tek vendi ku ai do të prehet.
Hajrizi u vra para disa javësh në Serbi, teksa dyshohet se ai vrau një polic serb dhe plagosi rëndë një tjetër.