Kolegët e Lul Rakës gjejnë mënyrën për të hequr ndotjen e mikroplastikës me bakterie
Mikrobiologët kanë sajuar një mënyrë të qëndrueshme për të hequr mikroplastikat ndotëse nga ambienti – dhe për një gjë të tillë kanë përdorur bakteriet.
Bakteriet për nga natyra e tyre priren që të bëhen bashkë dhe të ngjiten në sipërfaqe, duke bërë që të krijohet një substancë e quajtur “biofilm” – e të cilën e shohim çdo mëngjes kur lajmë dhëmbët, për shembull.
Hulumtuesit nga Universiteti Politeknik i Hong Kongut duan të përdorin lëndën e bakterieve ngjitëse dhe të krijojnë rrjete mikrobesh që mund të kapin mikro-plastikat në ujin e ndotur për të formuar një pikë të reciklueshme e të disponueshme, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Megjithëse këto gjetje, të prezantuara në konferencën e përvitshme të Shoqërisë së Mikrobiologjisë, janë ende preliminare – këto shpikje mund të shtrojnë rrugën për uljen e nivelit të mikroplastikës në natyrë.
“Është imperativë që të zhvillohen zgjidhjet efektive që kapin, mbledhin e madje edhe riciklojnë këto mikroplastike për të ndaluar “plastifikimin” e ambienteve tona natyrore,” tha Sylvia Lang Liu, hulumtues i mikrobiologjisë. /Periskopi