Kolegët e Dick Martyt në BE kërkojnë mbushës universalë për të gjithë telefonët

Kolegët e Dick Martyt në BE kërkojnë mbushës universalë për të gjithë telefonët

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga Komisioni Evropian që të ngutet në futjen e një karikuesi [mbushësi] universal për të gjithë telefonat mobilë dhe pajisjeve tjera elektronike në interes të konsumtorëve dhe mjedisit.

Ligjvënësit e BE-së kanë kërkuar një ngarkues universal dhe fuqizuan Komisionin që të vazhdojnë punën mbi të përmes një akti të deleguar, përcjell Periskopi.

Në seancën plenare, deputetët evropianë me shumicë votash kërkuan futjen e karikuesve universalë në përdorim sa më shpejt.

Disa prej tyre kritikuan ngadalësinë dhe mos-efikasitetin e këtij Komisioni, ndërsa të tjerë kanë thënë se ka dyshime për frikë të kundërshtimit të korporatave që kundërshtojnë një masë të tillë, siç është kompania gjigante teknologjike “Apple”, përcjell Periskopi.

Sipas vlerësimeve të bëra, mbushësit e vjetër gjenerojnë më shumë se 51 mijë ton mbeturina elektronike për çdo vit.

Konsumatorët parashihet të kursejnë deri në 500 milionë euro deri në vitin 2021 thjesht me zbatimin e kësaj mase. /Periskopi

Shpërndaje në: