Koketimi i Burbuqe Hanes me ish pushtetin, Telekomi i jep tender ish drejtorit të AKI’së (DOKUMENT)
Burbuqe Hana kryeshefe e Telekomit e emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që për përfaqësim ligjor të kësaj ndërmarrje publike të shpërblej me tender kompaninë që është e ish drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj.
Periskopi ka siguruar një dokument ku tenderin në Telekomin e Kosovës për përfaqësim ligjor e ka fituar Selimaj Legal Consulting në vlerë afër 20 mije euro.
Por, para se Burbuqe Hana, kryeshefe e Telekomit e emëruar nga partia në pushtet të zgjedhte kompaninë e ish drejtorit të AKI për përfaqësim ligjor, në këtë ndërmarrje publike “interesat” ligjore të ndërmarrjes i kryente Leonora Syla që ishte zgjedhur nga vetë Burbuqe Hana.
Për përfaqësim ligjor, Burbuqe Hanës nuk i kishte pëlqyer as eksperti tashmë në pension Lulzim Sokoli.
Hanës së VV’se nuk ia ka mbushur syrin për përfaqësim ligjor të kompanisë as drejtori ligjor Durim Ahmetaj.
Për çka do të shërbej kompania e Agron Selimaj me Telekomin e Kosovës?
Kompania që tashmë drejtohet nga ish drejtori i AKI do të ketë punë për përfaqësim juridik të Telekomit por edhe kontestet e punës me punëonjësit e Telekomit të Kosovës.
Burbuqe Hana, i beson tani ish pushtetit, zgjedhë kompaninë e ish kreut të AKI, Agron Selimaj për përfaqësime ligjore.
Ndryshe, Zyra Kombëtare e Auditimit i vuri në pah shkeljet e Burbuqe Hanës në procedurat e punësimit, ku shumica e konkurseve u evidentuan se janë realizuar në kundërshtim me procedura ligjore, kur për 80 raste ka pasur 19 ankesa drejtuar Inspektoriatit të Punës, të cilët kishin gjetur nje mal me pa rregullësi për çka kishin kërkuar përmirësim të procedurave, por se Telekomi nuk kishte marrë për bazë inspektoratin ku për 19 ankesa të evidentuara sipas ZKA, i është shqiptuar dënim Telekomit mbi 40 mijë euro për vitin 2023.
Inspektorati i Punës edhe gjatë vitit 2024 ka gjobitur Telekomin për mosrespektim të procedurave.
Për të gjitha gjitha këto shkelje, kryeshefja e Telekomit, Burbuqe Hana, tash shpreson te Agron Selimaj.
Para Agron Selimaj ishte zgjedhur si ekspert ligjor, punëtori i pensionuar i Telekomit me 17 mijë euro pagë vjetore, që vazhdon të jetë në Telekom.
Ndërsa nga ardhja fillimisht si ushtruese e detyrës dhe më pas si kryeshefe ekzekutive Burbuqe Hana kishte ekspert Gazmend Nushi, Visar Ramaj e Ahmet Kasumi.