Koke “diss” De Geas: Oblak është porteri më i mirë në botë
Man United e ka humbur takimin e sotem ndaj Atletico Madridit me rezultatin final në 0:1.
Atletico me golin e Londit në minuten e 41’të të takimit arrit të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes ka folur edhe kapiteni i Atleticos Koke, i cili u shpreh shumë i lumtur pas ndeshjes, ku tha se Oblack është porteri më i mirë në botë
“Ne e merituam fitoren në ndeshjen e parë, por luftuam kaq shumë këtu për të marrë atë që meritonim nga ky barazim”, tha fiillimisht kapiteni.
“Ne duam të shkojmë larg në kompeticion dhe është e pabesueshme që nejemi ende në të. Është e rëndësishme për ne që të jemi ende në Ligën e Kampionëve”.
“Për mua, Jan Oblak është portieri më i mirë në botë. Ai e ka treguar këtë edhe një herë sonte”, tha Koke.