Kokainën e kishin mbështjellë me lëvozhgë arrash e kikirikësh, si u kapën dy shqiptarët me drogë në vlerë 83 mijë euro
Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi në veturën e tyre u gjet drogë.
Ata kishin futur topthat e drogës nën mbështjellëset e arrave dhe kikirikëve.
Ata u prangosën nga policia federale gjermane dhe ajo holandeze, të enjten e kaluar pasi që dyshohen trafikim të drogës.
Aksioni u realizua nga një ekip policor ndërkufitar, të cilët kontrolluan dy shqiptarë të moshës 32 dhe 34 vjeç.
Të dyshuarit kishin hyrë nga Holanda në autostadën A3 në ish-kalimin kufitar Elten.
Autoritetet kanë arritur të gjejnë dhe sekustrojnë 1.12 kilogramë kokainë, në një qese prej pëlhure poshtë dyshemesë së karriges së pasagjerit.
Personat në fjalë më pas janë arrestuar dhe janë dërguar në Komisariatin Federal të Policisë Kleve.