KOK-u vjen me një reagim pas incidentit në takimin Prishtina – Trepça: Të merren masa të menjëhershme

KOK-u vjen me një reagim pas incidentit në takimin Prishtina – Trepça: Të merren masa të menjëhershme

Pas incidenteve të sotme në ndeshjen Prishtina – Trepça, ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

Tifozeria “Plisat” dhe “Torcida” shkaktuan incidente në finalen e Superkupën e Kosovës në basketboll,

KOK ka thënë se kjo është e patolerueshme dhe ka dënuar ashpër sjelljet.
Ja reagimet:

“E turpshme dhe e patolerueshme, ajo që ndodhi sonte në finalen e Superkupës së basketbollit, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Incidenti i shkaktuar nga të dyja tifozeritë, ishte aq i shëmtuar, sa që arriti të dëmtojë edhe infrastrukturën, për të cilën vazhdimisht kërkojmë përmirësimin e saj.

Skenat e tilla më së paku do të donim të ndodhnin në Palestrat tona, veçanërisht në situatën kur duhet të jemi mëse të bashkuar.Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër dhunën e shkaktuar, me shpresën se do të jetë e fundit që e shohim në basketboll dhe sportin tonë në përgjithësi.

Njëkohësisht, kërkojmë nga Federata e Basketbollit e Kosovës, veçanërisht Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Fushat Sportive, anëtar i të cilit është edhe nënpresidenti i KOK-ut, Gazmend Maxhuni, që të marrin masa të menjëhershme dhe shkaktarët e dhunës të marrin dënimin e merituar”, shkruhet në reagim.

Shpërndaje në: