Koha shtesë që u praktikua në Kupën e Botës, vitin e ardhshëm do të realizohet edhe në këtë ligë të fortë

Koha shtesë që u praktikua në Kupën e Botës, vitin e ardhshëm do të realizohet edhe në këtë ligë të fortë

Premierliga nga sezoni i ardhshëm vjen me në një ndryshim të madh të rregullave në kohën shtesë në një ndeshje futbolli.

Koha shtesë prej më shumë se 10 minuta nga viti I ardhshëm do të praktikohet edhe në Premierligën angleze, shkruan Periskopi.

Ndeshja e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Iranit kishte plotë 27 minuta lojë shtesë në të dyja pjesët e takimit.

Kjo praktikë e Kupës së Botës ka rezultatu të jetë e suksesshme dhe madje u konsiderua shumë ndihmesë për klubet që të barazonin apo shënonin golin e fitores.

Vitin e ardhshëm do të fillojë me praktikë në Angli, kurse mund të shkojë edhe te ligat tjera si, La Liga, Serie A, Bundesligë e Ligue1./Periskopi/

 

Shpërndaje në: