Koha perfekte për dush: Mëngjes apo në darkë?
Në botë janë dy llojesh, ata që bëjnë dush në mëngjes dhe ata që bëjnë dush në darkë. Nuk ka pasur ndonjëherë kundërshti më të forta se mes këtyre dy grupeve. Të parët thonë që duhet të lahesh në mëngjes për ta nisur ditën me freski dhe për t’u zgjuar menjëherë. Të dytët thonë që duhet të lahesh në darkë për të zhveshur nga trupi gjithë papastërtitë e ditës dhe për të fjetur më mirë. Por cili grup ka të drejtë?
Epo, asnjëri. Ose të dy. Varet.
Sipas mjekësisë popullore indiane, Ayurveda, duhet t’i bësh të dyja. Sipas tyre, banjat pastrojnë jo vetëm trupin, por edhe shpirtin. Kur lahesh në mëngjes, stimulohen qelizat dhe përmirësohet qarkullimi i gjakut, ndërsa kur lahesh në darkë, mbetjet e ditës largohen dhe krijon një tabularasa për të nesërmen.
Sipas mjekësisë tradicionale kineze, zgjedha e duhur është dushi i darkës. Madje i një orari specifik: një orë pas darkës dhe një orë para gjumit. Përpiquni të mos qëndroni më shumë se pesë minuta në dush dhe fërkojeni lëkurën me lëvizje në krahun orar. Më pas llastoni veten, aplikoni një maskë, hidratoni lëkurën dhe meditoni para se të shtriheni nën mbulesa.
Sipas mjekësisë perëndimore, duhet të lahesh atëherë kur i bie më për mbarë lëkurës tënde. Domethënë që nuk ekziston një zgjidhje për të gjithë. Një dush në mëngjes stimulon qelizat dhe është perfekt për lëkurat e yndyrshme dhe me akne. Nëse keni lëkurë të thatë, rekomandohet në dush gjatë darkës, pasi lëkura eksfoliohet dhe riparohet vetë gjatë natës.
Por në fund të fundit, vendimi është juaji, mjafton të bëni dush.
Burimi: Well and Good