Koha kur Rozeta Hajdari pëlqente statusin e Gërvallës që lobonte kundër VV’së në Gjermani

Koha kur Rozeta Hajdari pëlqente statusin e Gërvallës që lobonte kundër VV’së në Gjermani

Tani është një ndër bashkëpunëtoret më të mëdha të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, por dikur Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kritikonte me të madhe VV’në. Madje kjo mund të vërtetohet edhe nga një status në Facebook, në qershor të vitit 2017, shkruan Periskopi.

 

Gërvalla në këtë postim lobonte që shqiptarët në Gjermani të mos e votojnë partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë “Die Linke”.

Sipas saj, ata ishin miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar.

“VV të gjitha sfidat në Kosovë i paska kry e tash po na tregon se kë duhet të votojnë shqiptarët në Gjermani.Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t’jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë “Die Linke”. Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar.”- shkruante dikur Gërvalla.

Ky postim duket se ka rënë në sytë e Ministres së Ndërmarrësisë Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila e ka pëlqyer këtë postim.

Kujtojmë se Donika Gërvalla është edhe kryetare e Listës Guxo, deri më tani si kryediplomate ajo nuk i ka sjellur asnjë njohje Kosovës.

Përveç kësaj ministrja Gërvalla është e njohur edhe për gafat e shumta në publik, të cilën e bëri hiq më larg se dje duke e ngatërruar stërnipin e Isa Boletinit, me kryetarin Ilir Peci./Periskopi

 

Gërvalla ia huq përsëri: Ngatërron stërnipin e heroit Isa Boletini me kryetarin Ilir Peci

Shpërndaje në: