Koeman pas humbjes kundër Atl Madridit: Laporta më telefonoi, më tha se duhet t’i fitoj këto tri ndeshje

Koeman pas humbjes kundër Atl Madridit: Laporta më telefonoi, më tha se duhet t’i fitoj këto tri ndeshje

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman tha pas humbjes 2-0 të skuadrës së tij kundër Atletico Madridit se presidenti Joan Laporta i ka thënë atij ”janë tri ndeshje që duhet t’i fitojmë.”

Koeman foli me Laportan të premten, derisa klubi po vazhdon me startin mjerues të fushatës në rrethana të tmerrshme financiare dhe me largimin e Lionel Messit nga klubi.

Barcelona zë vendin e nëntë në La Liga, pasi ka fituar vetëm tri ndeshje nga shtatë dhe, duke folur pas ndeshjes, trajneri holandez tha se skuadrës së tij i mungoi kreativiteti.

”Na mungojnë lojtarë që hapin më shumë fushën. Dhe kjo, kundër një rivali si Atletico Madridi, është shumë e qartë,” tha ai para se të fliste rreth bisedës që pati me presidentin.

”Fola me presidentin dje (e premte), këtë mëngjes poashtu (e shtunë)/ Kemi diskutuar gjëra rreth skuadrës, stafit, klubit. Gjërat janë bërë më të qarta tani. Mesazhi do të ndihmojë të qetësohen gjërat.

”Laporta më telefonoi mbrëmë dhe ne po flisnim. Të paktën ka qartësi në këtë aspekt. Pas pushimit (ndërkombëtar) janë tri ndeshje që duhet t’i fitojmë.

”Mbështetja e Laportas është e rëndësishme, nëse nuk kemi asgjë të qartë, atëherë është e vështirë të kemi mendje të qetë dhe durim në punë. Është më e mira për të gjithë, tani si çdo trajner duhet të kërkojmë rezultate.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: