Koeman në konferencë për shtyp – flet për largimin e mundshëm nga Barcelona

Koeman në konferencë për shtyp – flet për largimin e mundshëm nga Barcelona

Ronald Koeman ka dhënë disa komente interesante lidhur me zërat e fundit që e lidhin me një largim të mundshëm nga Barcelona.

Trajneri holandez është paraqitur në konferencën e zakonshme për shtyp, para ndeshjes së vikendit. Sigurisht, Atletico Madrid nuk ishte tema kryesore, por shkarkimi i tij i mundshëm.

Për këto spekulime, Koeman ka thënë se është duke ndjekur çdo situatë, por nuk ka marrë ndonjë fjalë nga kryesia e klubit.

“Kam veshë dhe sy… di se shumë gjëra janë lëvizur dhe supozoj se ato që thuhen janë të vërteta”, ka thënë Koeman, transmeton Periskopi.

“Klubi nuk më ka thënë asgjë për shkarkimin tim. Presidenti thuhet të ketë qenë këtu sot, por nuk e kam parë.”

“Nuk flas për  raportin tim me Laportan. Nuk i përgjigjem kësaj pyetje. Jam lodhur duke mbrojtur veten”, ka thënë mes tjerash holandezi.

Thuhet se ndeshja ndaj Atletico Madrid do të jetë e fundit për Koeman në krye të stolit të Barcelonës. /Periskopi/

Shpërndaje në: