Koeman mbron Umtitin pas paraqitjes së dobët që pati ndaj Sevillës: Është pjesë e lojës …
Barcelona u mposht nga Sevilla me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë për Copa del Rey dhe është një këmbë në finale, megjithatë, të gjithë sot po flasin për paraqitjen e dobët të mbrojtësit, Samuel Umtiti, të cilin e fajësojnë për të dy golat e pranuar nga ana e Barcelonës, përcjell Periskopi.
Kounde, që shënoi njërin prej golave për Sevillën, e turpëroi më së shumti Umtitin para se ta dërgojë topin në rrjetë.
Përkundër kritikave të shumëta që mori, Umtiti nuk u kritikua nga timonieri i Barcelonës, Koeman, i cili tha se; “Lam shumë hapësira në te goli i parë, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në mesfushë. Derisa te goli i dytë, nuk punuam mirë për ta zënë kundërshtarin në ofsajd. Umtiti ishte i mirë në lojë. Ai bën gabime si gjithë të tjerët. Është pjesë e futbollit. Nuk është e drejt të fajësohet ai. Ne humbim dhe fitojmë të gjithë së bashku”.
Takimi tjetër Sevilla – Barcelona do të zhvillohet me datë 3 mars.