Koeman i pamëshirshëm me Pjanic: Të gjithë e dimë situatën e tij

Koeman i pamëshirshëm me Pjanic: Të gjithë e dimë situatën e tij

Miralem Pjanic është një nga lojtarët më të komentuar te Barcelona dhe njëkohësisht më i padëshiruari nga tifozët.

Mesfushori boshnjak merr një pagë të majme te Barca, baras me Busquets, por nuk jep ndonjë kontribut të madh në skuadër.

Në kohën kur tema kryesore te Barca është kriza e pagave, Pjanic ka pranuar shumë komente negative.

Pjanic është lënë jashtë skuadrës edhe nga Ronald Koeman, dhe ky i fundit është pyetur për këtë gjendje. Përgjigja e tij ishte e pamëshirshme.

“Unë duhet të lë jashtë katër lojtarë, dhe të gjithë e dinë situatën e tij (Pjanic) shumë mirë”, ka thënë Koeman, transmeton Periskopi.

“Unë jam trajner që gjithmonë iu jap mundësi të rinjve. Tani preferoj të kem Demir. Ai (Pjanic) është pjesë e garës dhe unë preferoj të kem lojtarë të tjerë”, ka shtuar holandezi.

Miralem Pjanic vazhdon të lidhet me skuadrën e Juventus për një rikthim të mundshëm në ‘Allianz Stadium’. /Periskopi/

Shpërndaje në: