Koeman flet rreth Coutinhos: Kalkuloj në të, mund të jetë i rëndësishëm

Koeman flet rreth Coutinhos: Kalkuloj në të, mund të jetë i rëndësishëm

Ronald Koeman është paraqitur sot në konferencë për shtyp, para ndeshjes që skuadra e Barcelonës e luan ndaj Bilbaos.

Trajneri holandez ka dhënë disa komente edhe për Philippe Coutinhon, i cili ishte në mesin e lojtarëve më të përfolur te skuadra katalane.

Përkundër situatës së papërshtatshme, duket se braziliani do të ketë minutat e tij këtë sezon dhe pritet të jetë i rëndësishëm për Koeman.

“Coutinho mund të jetë i rëndësishëm. Ai ka luajtur ndeshje vitin e kaluar dhe unë llogaris në të për këtë sezon, po”, ka thënë Koeman, transmeton Periskopi.

“Philippe ka nevojë edhe për një javë stërvitje. Ai është lojtar i shkëlqyer dhe shumë efektiv”, shtoi trajneri.

Tutje, Koeman ka thënë se Coutinho mund të mbulojë edhe disa hapësira të lëna nga Leo Messi.

“Pa Messin, ne kemi nevojë për golashënues tjerë. Philippe është një nga ata”, ka thënë Koeman për brazilianin.

Barcelona këtë fundjavë përballet me skuadrën e Athletic Bilbao. /Periskopi/

Shpërndaje në: