Koci: Në rastin e Kurtit, Prokuroria po tregohet e dobët

Koci: Në rastin e Kurtit, Prokuroria po tregohet e dobët

Avokati Arianit Koci ka kritikuar Prokurorinë për trajtimin e rastit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e cilësuar atë si të dobët.

Ai theksoi se si qytetar, nëse Prokuroria ka dështuar të ndërmarrë veprime pas tre muajsh, kjo tregon për një sistem të tronditur dhe të dobët.

Koçi shtoi se, nëse ai apo dikush tjetër do të ishte në pozitat e hetuesve, do të kishin dhënë dëshminë e lidhur me policinë shumë më herët.

“Si qytetar, nëse Prokuroria e ka vënë veten në një situatë ku një person, një dëshmitar, mund të tronditë krejt sistemin, atëherë kjo është në rregull për Prokurorinë”.

Sepse, nëse Prokuroria është aq e dobët sa nuk ka mundur të marrë një dëshmitar për tre muaj, atëherë ky sistem duhet të tronditet”.

Ju garantoj një gjë: nëse do të isha unë, ose ndonjë nga ju, i ftuar për hetim, deri tani do kishim dhënë dëshminë e lidhur me policinë. Këtu është e dobët Prokuroria”, deklaroi Koci në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Shpërndaje në: