Koalicioni me Nuredin Lushtakun, Limaj: Qytetarët e kanë rastin që të përfaqësohen denjësisht pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Koalicioni me Nuredin Lushtakun, Limaj: Qytetarët e kanë rastin që të përfaqësohen denjësisht pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka shkruar pas nënshkrimit të koalicionit me kryetarin e Idealit për Skenderaj, Nuredin Lushtakun.

Ai në Facebook tha se koalicioni tashmë i arrirë është kthyer në bosht të personaliteteve me bagazh të cilët në jetën e tyre kanë vepra më shumë se fjalë.

“Edhe zyrtarisht nënshkruajtëm koalicionin me kryetarin e Idealit për Skenderaj, Gjeneral Nuredin Lushtaku.

Ideali për Skenderaj ka dëshmuar se në çdo etapë është burim i pashterrshëm për t’i shërbyer Kosovës, sa herë që shfaqet nevoja.

Koalicioni jonë tashmë është kthyer në bosht të personaliteteve me bagazh të cilët në jetën e tyre kanë vepra më shumë se fjalë, andaj qytetarët e Kosovës tanimë e kanë rastin që të përfaqësohen denjësisht pas zgjedhjeve të 9 Shkurtit”, ka shkruar Limaj.

Shpërndaje në: