Knaus: Ministrat e Jashtëm në Strasburg të caktojnë datën për takim të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës

Knaus: Ministrat e Jashtëm në Strasburg të caktojnë datën për takim të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës

Gerald Knaus nga Iniciativa e Evropiane për Stabilitet ka sugjeruar që duhet caktuar një datë e re për një takim të jashtëzakonshëm për Kosovën për çështjen e aplikimit në KiE.

Ai në një postim në platformën X ka thënë se ky veprim i Komitetit të Ministrave të KiE-së do të ishte një sinjal i qartë ndaj Serbisë se shtetësia e Kosovës është këtu për të qëndruar dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane.

“Ministrat e Jashtëm në Strasburg nesër duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda disa javësh, në mënyrë që të mund të votojnë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara për çështjen e ASM-së. Kjo do t’i dërgonte një sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është këtu për të qëndruar dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane”, ka shkruar Knaus.

 

Statusi i tij vjen sot, në ditën kur do të mblidhet Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës.

Duke u bazuar në këtë, ai thotë se do të ishte fatale për ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të injoronin formulën e Martti Ahtisaarit për paqen dhe rekomandimin e Asamblesë Parlamentare, ku me 83 për qind të votave u rekomandua anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion.

Ai tutje thotë se Ahtisaari me siguri do të kishte qenë shumë i kënaqur ta shihte Kosovën në Këshillin e Evropës këtë vit.

Shpërndaje në: