KMShK miraton ankesën e Periskopit ndaj RTK-së: Ka nxitur urrejtjen, ka shkelur kodin e etikës
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka miratuar ankesën e Periskopit ndaj RTK-së, lidhur me lajmin e rremë të transmetuar në televizionin publik ku thuhej se “Periskopi dhe Nacionale kontrollohen nga terroristi Radojiçiq dhe paguhen nga Serbia”.
Në mbledhjen e mbajtur të KMShK-së është miratuar ankesa e Periskopit kundër RTK-së për publikimin e lajmit të paverifikuar të gazetës boshnjake.
KMShK ka gjetur se RTK-ja ka shkelur kapitujt e Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, si “raportimi i së vërtestës, nxitja dhe gjuha e urrejtes dhe e drejta për t’u përgjigjur.”
“A R S Y E T I M
Media ka ripublikuar një shkrim të botuar në një media nga Bosnja dhe Hercegovina. Në shkrim pretendohej se Nacionale.com dhe Periskopi.com kishin financim të drejtpërdrejta nga Serbia dhe i dyshuari kryesor për sulmin në Banjskë, Milan Radojcic, si dhe që këto media ishin nën kontrollin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pas reagimit të palëve, media kishte larguar emrat Nacionales dhe Periskopit. Pala ankuse pretendon se shkrimi i publikuar bie ndesh me kapitujt II (raportimi i së vërtetës), III (nxitja dhe gjuha e urrejtjes) dhe IV (e drejta për t’u përgjigjur) të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Lajmi është publikuar në median online dhe objekt i kësajankese është teksti i shkruar, rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. Pas shqyrtimit të ankesës, KMShK gjen se ankesa është e bazuar. Pra, miratohet.
Pas leximit të ankesës dhe shkrimit të medias, përkatësishtportalit të Radio Televizionit të Kosovës, KMShK ka gjetur se media ka shkelur kodin e etikës në lidhje me raportimin e së vërtetës, pasi që në asnjë pjesë të shkrimit nuk ka paraqitur provat në të cilat është mbështetur shkrimi i medias boshnjake. Media ka përkthyer shkrimin nga media“Slobodna Bosna” pa ndërhyrje ose redaktim paraprak. Media është dashur që paraprakisht të vendos nëse një lajm i tillë, me plotë supozime, duhet të publikohet ose jo. KMShK ka gjetur se media nuk i ka kontaktuar mediat e përmendura, përkatësisht përfaqësuesit e tyre, ashtu siçkërkon Kapitulli IV i kodit të etikës, për më tepër që
rasti për të cilin ka raportuar është i ndjeshëm dhe me pasoja për median. KMShK ka gjetur se media nëpërmjet publikimit të artikullit ka ndikuar negativisht dhe ka nxitur urrejtjen kundrejt dy mediave të tjera, duke shkelur Kapitullin III të kodit të etikës. Andaj, KMShK vendos që ankesa të miratohet”, thuhet ndër të tjera në vendimin e KMSHK-së
Kujtojmë se publikimi i lajmit skandaloz të RTK-së kundër Periskopit dhe Nacionales ka nxitur reagime të jashtëzakonshme.
Pas reagimi të madh publik, tre anëtarë të Bordit të RTK-së dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre.
Ndërkaq, deri më tani nuk ka dhënë dorëheqje drejtori i TV-së, i cili është përgjegjës për këtë shkrim, Rilind Gërvalla.
Gërvalla njihes si anëtarë i partisë në pushtet – Vetëvendosje. Në anë tjetër, anëtarë të pushtetit, nga qeveria e deputetët të VV-së, dolën në përkrahje të këtij raportimi skandaloz, duke vazhduar sulmet ndaj Periskopit e Nacionales.