KMDLNj kërkon nga IPK ta hetojë rastin e arrestimit të Arsenjeviq në veri

KMDLNj kërkon nga IPK ta hetojë rastin e arrestimit të Arsenjeviq në veri

KMDLNj ka kërkuar nga Inspektoriati Policor i Kosovës që të hetojë rastin e arrestimit të Aleksandar Arsenjeviq.

KMDLNj ka thënë se nëse arsyeja e vetme për arrestimine tij është fishkëllima ndaj kryeministrit Kurti, kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, mohim i shprehjes së lirisë së fjalës dhe të drejtës për protestë paqësore e që garantohet me ligjet e Kosovës dhe dokumentet kombëtare dhe ndërkombërare për të drejtat e njeriut.

“Sipas disa mediave të Kosovës, gjatë vizitës së KM të Kosovës Albin Kurti në veri të Kosovës, policia ka arrestuar politikanin serb Arsenijeviq shkaku se paska fishkëlluar kur ka kaluar KM Kurti afër tij. KMDLNj nuk ka informata tjera për arrestimin e politikanit serb prandaj kërkon që Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime urgjente për arsyen e arrestimit nëse pohimet e mediave janë të vërteta. Nëse vetëm fishkëllima ndaj KM të Kosovës është arsye e vërtetë dhe e vetme, kjo do të ishte shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, mohim i shprehjes së lirisë së fjalës dhe të drejtës për protestë paqësore e që garantohet me ligjet e Kosovës dhe dokumentet kombëtare dhe ndërkombërare për të drejtat e njeriut. Nuk është herë e parë që Arsenijeviq arrestohet dhe pas intervistimit policor lirohet. KMDLNj mbronë të drejtën e lirisë së fjalës, shprehjes dhe protestës paqësore pavarësisht përkatësisë kombëtare, besimit, bindjeve politike, racës, gjinisë, moshës dhe statusit në shoqëri. Hetime dhe masa për shkelje eventuale”.

Shpërndaje në: