Klubi nga kategoria e shtatë në Angli i çon mesazh Cityt: Na jepni Haalandin në huazim për 28 ditë

Klubi nga kategoria e shtatë në Angli i çon mesazh Cityt: Na jepni Haalandin në huazim për 28 ditë

Manchester City ka marrë ofertë për një huazim 28-ditor për shërbimet e Erling Haaland.

22-vjeçari iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmund në verë, duke u ambijentuar shumë mirë në Angli, shkruan Periskopi.

Haaland ka shënuar 23 gola në të gjitha garat tashmë me Cityn aktualisht të dytin në Premierligë.

Ligat e mëdha aktualisht është janë në pauzë shkak i Kupës së Botës që fillon për gjashtë ditë. Haaland nuk do të jetë në turne pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej, që do të thotë se ai do të jetë jashtë fushës për një muaj.

Skuadra nga kategoria e shtatë në Angli, Ashton United ka parë një mundësi dhe ka vendosur të provojë fatin e tyre.

Një deklaratë zyrtare u postua në faqen e Ashton United në Twitter ku kërkonin huazimin e Erling Haaland për 28 ditë.

Menaxheri Michael Clegg shpjegoi: “Kjo thjesht ka kuptim. City nuk po luan dhe ne duam ta ndihmojmë duke e mbajtur Erlingun në formë, ka më shumë kuptim sesa ai të luajë golf për gjashtë javë.

“Ne mendojmë se ai do të jetë i përshtatshëm për ne dhe do të përshtatet me dinamikën e skuadrës sonë shumë mirë.”

Ashton United, i cili luan në Ligën e shtatë të futbollit anglez, ka shënuar vetëm 23 gola gjatë gjithë sezonit dhe ndodhet në vendin e 11-të në tabelë.

City ende nuk i është përgjigjur ofertës. Shanset që ata të pranojnë janë të pakta, por nëse nuk pyet, nuk ia del./Periskopi/

Shpërndaje në: