Klubi kosovar nga edicioni i ardhshëm ndryshon logon dhe emrin

Klubi kosovar nga edicioni i ardhshëm ndryshon logon dhe emrin

Klubi Futbollistik Dushkaja që garon në Ligën e Dytë të Kosovës, duke filluar nga edicioni tjetër do të vazhdojë me emër të ri.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Ligës së Dytë të Kosovës.

KF Rilindja 1947 do të jetë emri i ri i klubit, ku pritet edhe ndryshimi i logos.

KF Dushkaja - Wikipedia

Klubi nga Gjakova e përfundoi sezonin e fundit në vendin e 10-të në tabelë.

Nga 30 ndeshje kishin nëntë fitore, pesë barazime dhe 16 humbje, duke grumbulluar 32 pikë.

Shpërndaje në: