Klubi kinez fillon ndërtimin e stadiumit më të madh të futbollit në botë, në formë lule zambaku
Guangzhou Evergrande ka njoftuar se kanë nisur punimet për stadiumin e ri që do t’i ketë 100,000 ulëse dhe njëherit do të jetë stadiumi më i madh në botë.
E dizajnuar në një formë lule zambaku, stadiumi pritet të kushtojë 1.7 miliardë dollarë (12 miliardë juanë).
Është bërë e ditur se punët në të do të jenë intensive dhe planifikohet të përfundojë gjithçka në fund të vitit 2022.Punët për ndërtimin e stadiumit të kanë filluar të enjten e kaluar, me qëllimin për t’u bërë “një pikë referimi i ri në botë, krahasueshëm me Shtëpinë e Operës në Sidnej dhe Burj Khalifa në Dubai, dhe një simbol i rëndësishëm i futbollit kinez”, sipas presidentit të Evergrande, Haijun Xia.
Guangzhou Evergrande deri më tani ka luajtur në stadiumin Tianhe që nga viti 2011, me kapacitet 60 mijë ulëse.
Stadiumi i ri me kapacitet 100,000 ulëse do të kalojë atë të Barcelonës, Camp Nou, 99,354, për t’u bërë stadiumi më i madh në botë.Stadiumi përfshin 16 dhoma private VVIP, 152 dhoma private VIP, një zonë për FIFA-n, një zonë për atletët, një zonë për media dhe një sallë shtypi.
Sipas ESPN, Xia u tha gazetarëve se Evergrande planifikon të ndërtojë midis tre dhe pesë stadiumeve të tjera me kapacitete prej 80,000 deri 100,000 rreth Kinës për të mbuluar mungesën dhe që një ditë të kenë mundësi të organizojnë Kupën e Botës.
Guangzhou Evergrande është një nga skuadrat më të suksesshme në Kinë dhe Azi.Klubi ka fituar tetë herë Superligën Kineze, si dhe dy herë Ligën e Kampionëve Aziatikë – i vetmi klub kinez që e fiton atë dy herë.
Chinese side Guangzhou Evergrande have begun construction on their new 100,000-seat stadium, at an estimated cost of $1.7 billion 🤯🌸 pic.twitter.com/AWXLuZNtxy
— ESPN FC (@ESPNFC) April 18, 2020