Klubi i notit STEP reagon fuqishëm kundër Federatës: Po na kthen në periudhën e errët, xhelozë e të padijshëm
Klubi i notit STEP ka ngritur zërin zëshëm dhe qartë ndaj parregullsive, sipas tyre, dhe gafeve të Federatës së Notit të Kosovës (FNK).
Me anë të një komunikateje të publikuar në Facebook, STEP potencon se FNK ka përzgjedhur katër notarë jo meritorë për përfaqësim të vendit në Kampionatin Botëror të Notit FINA që do të mbahet në Abu Dhabi nga 16 deri më 21 dhjetor, shkruan Periskopi.
Mëtej thuhet se për shkak të ”interesave personale, hakmarrje, xhelozi, inate, teke, padijeni,” nuk janë ftuar katër notarët meritorë sipas tyre për pjesmarrje në këtë kompeticion e që janë Mal Gashi, Eda Zeqiri, Era Budima, Jona Beqiri dhe trajneri Besart Shala.
Më poshtë, postimi i plotë nga STEP:
KN STEP
Prononcim për opinionin sportiv, publik dhe institucional lidhur me:
“15th FINA WORLD SWIMMING CHAMPIONSHIPS (25m) 2021, ABU DHABI – UAE, 16-21/12/2021”, ku merr pjesë përfaqësuesja e RKS në Not me 4 sportist (2M + 2F), të cilëve u shprehim tifo sportive për përfaqësim sa më të mirë dhe suksese për rezultatet e tyre sa më të mira.
Duke i’u referuar sportit të notit me specifikat që ka, pritshmëria për “çudira sportive”, në aspekt të rezultateve, të gjithë e dijnë, madje edhe vetë sportistët se sado që të luftojnë në arënë, as përafërsisht nuk do të arrijnë Rezultatet e Ekipit meritorë që është në Kosovë, Mal Gashi, Eda Zeqiri, Era Budima, Jona Beqiri dhe trajneri Besart Shala…!?
FNK, s’do koment se pa kurrfarë procedurash dhe për motive të ulta (interesa personale, hakmarrje, xhelozi, inate, teke, padijeni etj…) i ka ndëshkuar, madje në kundërshtim me kornizën ligjore të RKS për fushën e sportit dhe atë ndërkombëtare FINA. Janë trukuar Rezultatet sportive dhe është manipuluar sistemi i tërë sportiv, duke mashtruar edhe opinionin publik.
Të nderuar,
Sipar rregullave FINA zyrtare
– Periudha kualifikuese 01 Mars 2019 deri 28 Nëntor 2021
– Garat kualifikuese përmbrenda kësaj periudhe në nivel Vendor, Europian dhe Botëror (FINA)
– Për botërorin e lartëcekur valide janë Rezultatet në pishina 25m dhe pishina 50m.
FNK përcaktoi se valid janë vetëm rezultatet nga e ashtuquajtura garë, kampionat në pishinën Zenit, ku sportisti Mal Gashi as që e kishte mundësinë për të garuar për çka e kemi përgatitë, 1500m Stil i Lirë!? Ndërsa sportistes Eda Zeqiri nuk i mirren për bazë asnjë rezultat nga periudha kualifikuese dhe garat zyrtare në nivel Botëror, të organizuara nga FINA e madje as i Lojërave Olimpike!?
FNK po na kthen në kohë të errëta, periudhën para pranimit të Sportit të RKS 2015, e po na jep mesazh se “garat e mahallës” janë mbi ato ndërkombëtare.
Ju lutemi për mirëkuptim nëse ju sfidojmë me pyetjen më relevante: nëse në garat e organizuara nga FNK në pishinën Zenit do të arrihej apo sfidohej Norma Olimpike apo çfarëdo Norme e garave FINA dhe LEN a do të ishte ndërkombëtarisht e pranuar!? Nëse do të ishte Rekord Europian apo Botëror, a do të ishte e pranuar!? GARANTOJ se jo, përderisa nuk përmbushen kushtet për të qenë Rezultat valid: Refer FINA, pishina, dhe kriteret tjera të përcaktuara……!?
Pyetja në vijim! Me këtë mendësi të kufizuar në FNK, a do të duhej që MKRS gjithë mbështetjen financiar për sport t’a riorientojë në gara të “mahallë” e jo ndërkombëtare, ndërsa KOK në kuadër të strategjive në kuadër të Ciklit Olimpik ti jep prioritet “garave të mahallës dhe përfundimisht imitojmë KORENË E VERIUT me rastin e futbollit – Koreja e Veriut: Brazili = 5:0.
Vetëdija e qytetarit të Kosovës (me përjashtime) dhe institucioneve të saj do të tejkalojnë këtë mendësi të FNK ndërsa ne në STEP i premtojmë sportit: “Normat sportive deri në ato Olimpike dhe jemi në rrugëtimin e duhur që Noti i RKS dhe në përgjithësi i Shqiptarisë përfundimisht do të jetë komunitet i respektuar nga të gjithë.
Pershendetje te gjitheve,
KN STEP