Klubi i njohur i Premierligës kishte refuzuar nënshkrimin e Darwin Nunez

Klubi i njohur i Premierligës kishte refuzuar nënshkrimin e Darwin Nunez

Wolves hodhi poshtë mundësinë për të blerë lojtarin e ri të Liverpoolit, Darwin Nunez disa vite më parë.

Sipas raportimeve, Wolvesi kishte mundësi të nënshkruante me sulmuesin uraguaian në vitin 2020.

Pasi u josh nga Amerika e Jugut për një tarifë prej 13 milionë funtesh, Darwin Nunez bëri përshtypje në Spanjë, duke shënuar 16 gola në 30 ndeshje në La Liga2.

Ishte në këtë pikë që Wolverhampton Wanderers, në kërkim të një sulmuesi të ri, dërgoi skautët në Spanjë për ta vëzhguar atë, dhe me sa duket ata u kthyen me përgjigje negative.

Megjithatë, për arsye të paqarta për momentin, ata vendosën të mos fillonin bisedime serioze me Almerian dhe atë verë Nunez u josh në Portugali nga Benfica, e cila grumbulloi 20 milionë fute për shërbimet e lojtarit.

Kjo është edhe më befasuese pasi Nunez përfaqësohet nga agjenti i superyllit Jorge Mendes, i cili ka ndihmuar në lehtësimin e shumë bizneseve me Wolves gjatë viteve të fundit.

Shpërndaje në: