Klubi anglez s’heq dorë nga Aro Muric, vazhdojnë bisedimet me Man Cityn
Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, mund të vazhdojë karrierën në futbollin anglez.
Burnley raportohet se ka shprehur interesim për 23-vjeçarin, kartoni i të cilit është ende nën pronësi të Manchester Cityt.
Sipas “The Athletic”, Burnley po punon rreth këtij transferimi, por ende nuk ka marrëveshje të arritur.
Megjithatë, klubi nga Championship thuhet se ende është në bisedime me Man Cityn.
Gardiani i “Dardanëve” në sezonin e fundit ishte i huazuar te klubi turk, Adana Demirspor.
Ndryshe, Aro Muric me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.