Klubet që pritet ta emërojnë Mourinhon tash, tregon sa shumë ka rënë ai pas shkarkimit nga Tottenhami
Jose Mourinho e ka dërguar në kosh plehrash karrierën e tij në gjashtë vitet e fundit.
‘I vecanti’ ishte në zemër të suksesit te Porto, Chelsea dhe Interi por tash duket se do të duhet të pranojë rënie në grada, transmeton Periskopi.
Në gjashtë vitet e fundit, Mourinho është shkarkuar nga tre klube prestigjioze të Premier Leagues, pas paraqitjeve të dobëta dhe rezultateve të tmerrshme.
Dhe tash gjiganti i basteve ‘Sky Bet’ ka vënë kuotat për punën e ardhshme të Mourinhos pas shkarkimit nga Tottenhami, dhe kjo tregon qartë sa shumë ka rënë ai.
Po, ende janë në miks disa klube të mëdha, por gjigantët evropianë mbeten minoritet në krahasim me klubet e tjera më pak të njohura.
Më poshtë, lista me kuotat për punën e ardhshme të Mourinhos.
16. AS Monaco – 20/1
15. England – 20/1
14. AC Milan – 20/1
13. Paris Saint-Germain – 18/1
12. Crystal Palace – 18/1
11. Atletico Madrid – 18/1
10. Valencia – 14/1
9. Napoli – 14/1
8. Any MLS club – 14/1
7. Bayern Munich – 12/1
6. Newcastle United – 10/1
5. FC Porto – 9/1
4. Celtic – 8/1
3. Portugal – 7/1
2. Juventus – 7/1
1. Wolverhampton Wanderers – 8/1