Klubet paralajmërojnë protestë nëse ministria e sportit nuk i licencon ato
Disa prej klubeve të Superligës e Ligës së Parë janë mbledhur sot në zyrtet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Takimi është udhëhequr nga Tahir Batatina, Avni Haxhiu dhe Shaban Baholli.
Diskutimi kryesor në këtë takim ishte veprimi në të ardhmen për çështjen e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Klubet janë dakorduar që të kërkojnë një takim me ministrin Hajrulla Çekun për të diskutuar më të lidhur me procesin e licencimit të FFK-së.
Përndryshe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë klubet pritet të organizojnë një protestë madhështore para zyreve të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.