Klubet kosovare “gatitu” para Agim Ademit, i dalin në përkrahje FFK-së në “presionin” ndaj mediave

Klubet kosovare “gatitu” para Agim Ademit, i dalin në përkrahje FFK-së në “presionin” ndaj mediave

Klubet kosovare njëzëri (pra me komunikata të ngjashme) kanë mbështetur Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) në “presionin” ndaj mediave, duke kritikuar edhe gazetarin Baton Haxhiu për opinionin që dha ditën e martë.

80 për qind e klubeve të Superligës së Kosovës publikisht dhanë mbështetje ndaj kryetarit Agim Ademi, por ajo që është më qesharake është fakti se komunikatat ishin shumë të ngjashme, e disa prej tyre u “kopjuan” nga klubet e Ligës së Parë.

Çka ndodhi?

Të martën gazetari Baton Haxhiu kritikoi FFK-nëmë saktësisht kryetarin Agim Ademi, se si e ka nënshtruar botën e futbollit në Kosovë. Ai përmendi ndër të tjera faktin që edhe pse kanë kaluar 25 vite nga çlirimi, në Kosovë – ende nuk ka asnjë fushë me bari natyral.

E kjo duket se iu dhembi klubeve kosovare. 8 nga 10 që luajnë në elitën e futbollit reaguan menjëherë. Të gjitha mbajtën anën e Agim Ademit, duke e mbështetur me komunikata shumë të ngjashme.

Kampioni i Kosovës Ballkani ia bëri sefte, duke kritikuar Haxhiun dhe e quajtur person që “nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe kurrfar ndikimi në këtë lëmi”.

Reagim!

FC Ballkani shpreh indinjatën e thellë të disa opinionistëve mediatikë, të cilët pa asnjë bazë e mbi të gjitha…

Posted by FC Ballkani on Tuesday, September 17, 2024

E pas tyre, erdhën menjëherë reagimet e rivalëve si SC Gjilani, KF Ferizaj, KF Malisheva, KF Llapi (më saktësisht trajneri Tahir Batatina), KF Dukagjini, KF Ferizaj dhe FC Feronikeli ’74 (skuadër kjo që shpesh herë as nuk i bën publike formacionet zyrtare para ndeshjeve).

Të gjitha komunikatat ishin të ngjashme njëra më tjetrën, pra kritikuan opinionin e Haxhiut dhe pak a shumë bënë të qartë se e mbështesin plotësisht kryetarin Ademi.

 

REAGIM

Javëve të fundit, të gjithë jemi dëshmitarë të sulmeve publike të pandalshme nga opinionistë të mediave, anëtarë…

Posted by FC Ferizaj on Tuesday, September 17, 2024

REAGIM!

Sulmet e vazhdueshme të ditëve të fundit kundër federatës, klubeve e besa edhe ndaj futbollistëve në Kosovë, të…

Posted by FC Feronikeli 74 on Tuesday, September 17, 2024

Reagim ndaj Artikullit të shkruar nga një gazetar në lidhje me Federatën eFutbollit të Kosovës.

FC Malisheva shpreh…

Posted by FC Malisheva on Tuesday, September 17, 2024

REAGIM

Duke parë zhvillimet e fundit në futbollin e Kosovës, dhe sidomos në ditët e fundit, ku janë bërë shumë akuza që…

Posted by Tahir Batatina on Tuesday, September 17, 2024

Të vetmet klube që nuk reaguan ishin FC Prishtina dhe KF Drita, klube të cilat e kanë kritikuar edhe më parë kryetarin Ademi.

Reagimet e klubeve elitare nuk ishin të mjaftueshme, atyre iu bashkuan edhe klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë të Kosovës. Edhe më qesharake e bën fakti se disa kopjuan komunikatat e klubeve të Superligës.

Shembull konkret ishte komunikata zyrtare e KF Flamurtarit, që ishte kopje komplete e shkrimit të Ballkanit, përpos që kanë ndryshuar emrin si dhe në rastin kur suharekasit tregojnë se investojnë miliona euro, Flamurtari e ndryshoi në “investim me mijëra euro”.

𝗥𝗘𝗔𝗚𝗜𝗠 !

Rreth letrës së hapur të gazetarit të dështuar Baton Haxhiu

FC Suhareka reagon ashpër ndaj sulmit të…

Posted by FC Suhareka on Tuesday, September 17, 2024

 

Reagim!

FC FLAMURTARI shpreh indinjatën e thellë të disa individëve mediatikë, të cilët pa asnjë bazë e mbi të gjitha…

Posted by KF Flamurtari on Tuesday, September 17, 2024

Si erdhi puna te kjo situatë?

FFK-ja të hënën bëri kërkesën absurde drejt Komisionit të Pavarur të Mediave si dhe AGK-së që të ndërhyjnë në emisionet sportive.

Normalisht, AGK-ja reagoi ashpër në këtë kërkesë qesharake, duke e vlerësuar si “presion i hapur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë”.

“AGK-ja, e konsideron këtë letër të hapur të FFK-së, si të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë.

Liria e shprehjes dhe liria e medies janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, dhe është detyrë e gazetarëve dhe medieve, që ta mbajnë FFK-në përgjegjëse për vendimet dhe veprimet e saj”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e AGK-së.

Kërkesa e FFK-së ndaj AGK-së, formë e presionit ndaj medieve dhe gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka…

Posted by Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK on Monday, September 16, 2024

Shpërndaje në: