Klubet e Premierligës muajin tjetër do të votojnë për mbajtjen apo largimin e sistemit VAR
Sistemi VAR nga shumëkush konsiderohet se e ka mbytur atë emocionin që të jep sporti i futbollit.
Por, po ashtu ka vendosur rregulla dhe çdo gol i dyshimtë analizohet deri në detajet e fundit
Në Suedi tashmë kanë vendosur ta heqin krejt sistemin VAR, e të njëjtin fat mund ta ketë edhe Premierliga.
Gazetari i The Athletic, David Ornstein raporton se klubet e Premierligës do të votojnë për mbajtjen apo largimin e këtij sistemi më 6 qershor, percjell Gazeta Express.
Çdo ndryshim i rregullave kërkon 2/3 e votave. Pra nëse 14 nga 20 klubet votojnë pro, sistemi VAR mund të largohet nga elita e futbollit anglez.