Klubet e Premier Leagues më të goditurat nga Olimpiada e Tokios

Me Euro 2020 dhe Copa American tash në librat e historisë, është koha të kthejmë vëmendjen nga futbolli i klubeve, apo jo?
Për shumicën e klubeve, parasezona tashmë ka filluar para se të startojë kampionati në Premier League më 13 gusht.
Por disa skuadra nga kjo ligë do të jenë të paktën pa një futbollist të rëndësishëm për shumicën e
parasezonës, pasi lojtarët e tyre u ftuan në Olimpiadë, transmeton Periskopi.
Në total 16 Kombëtare janë kualifikuar për kompeticionin e Tokios, përfshirë Francën, Spanjën, Brazilin dhe Argjentinën.
Disa klube kanë bllokuar futbollistët e tyre nga pjesmarrja në Olimpiadë, me Mohamed Salahun që nuk do të shkojë me Egjiptin.
Por plot nëntë klube të Premier Leagues do të duhet të luajnë pa të paktën një lojtar.
ARSENAL – Gabriel Martinelli
ASTON VILLA – Douglas Luiz

BRIGHTON – Alexis Mac Allister & Tudor Baluta

BURNLEY – Chris Wood

CRYSTAL PALACE – Jay Rich-Baghuelou

EVERTON – Richarlison

MAN UTD – Eric Bailly & Amad Diallo

SOUTHAMPTON – Caleb Watts

WEST HAM – Winston Reid
