Klopp pas barazimit me Fulhamin: Fusha ishte e thatë, vështirë të luhet
Jurgen Klopp fajësoi fushën e thatë për barazimin 2-2 të Liverpoolit me Fulham në Craven Cottage sot.
Vendasit shënuan golin e parë përmes Mitrovic, ndërkaq rezultati në 1:1 e barazoi Darwin Nunez.
Fulham nuk u ndal me kaq, Mitrovic shënoi edhe njëherë, por skuadra e Klopp nuk lejuan humbjen, ata barazuan shifrat përmes Salah ku edhe u mbyll takimi.
Klopp fajson organizatorët për fushën shumë të thatë në këtë barazim.
“Gjëja më e mirë e lojës është rezultati”, tha Klopp për BT Sport pas barazimit.
“Një lojë vërtetë e keqe. Si mund të ndodhë kjo? Qëndrimi nuk ishte i duhuri në fillim. Ne u përpoqëm të reagonim pas 15 minutash. Fusha ishte e thatë, gjëra të tilla. Vërtetë e vështirë”, shtoi ai.