Klopp flet për të ardhmen e tij me Liverpool – ka disa rezerva
Jurgen Klopp ka dhënë disa komente për të ardhmen e tij.
Trajneri gjerman është pyetur për të ardhmen e tij, si dhe mundësinë për të vazhduar me ‘Reds’ edhe pas kontratës së tij.
Kontrata aktuale e Klopp është valide deri në vitin 2024, por gjermani aktualisht ka thënë se nuk mendon për periudhën pas atij viti.
“Nuk kam pse të mendoj për këto gjëra”, ka thënë Klopp, transmeton Periskopi.
“Është gjithçka mirë kështu siç është me Liverpool. Është larg fundit”, shtoi ai.
Flitej se Jurgen Klopp do të mund të merrte drejtimin e skuadrës kombëtare të Gjermanisë në vitin 2024, por për këtë akoma nuk ka ndonjë konfirmim. Aktualisht, Gjermania drejtohet nga Hansi Flick. /Periskopi/