Klopp: Elliott pësoi lëndim të rëndë, përjetoi dhimbje të tmerrshme
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Harvery Elliott përjetoi dhimbje të mëdha pasi e pësoi një lëndim të rëndë në fitoren e skuadrës së tij 3:0 kundër Leeds United të dielën.
Elliott, 18-vjeçar, u bart jashtë fushës me barelë dhe u dërgua në spital pas një ndërhyrjeje të ashpër që mbrojtësi i Leeds, Pascal Struijk, e bëri ndaj tij.
Klopp tha pas ndeshjes se Elliott e ka nxjerrë nga vendi nyjën e këmbës
Liverpooli njoftoi më vonë se ai është liruar nga spitali por do t’i duhet të operohet në ditët në vijim.
“E pashë situatën. E pashë që këmba e tij nuk ishte në vendim e duhur. Prandaj të gjithë jemi të tronditur”, tha Klopp pas ndeshjes.
“Kishte dhimbje të mëdha, tronditje për të dhe për ne”, shtoi Klopp.
Elliott, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Fulhamni në moshën 16-vjeçare në vitin 2019, i duartrokiti derisa po bartej jashtë fushës duke marrë oksigjen.