Klopp befason të gjithë, flet për Ronaldon: Transferimi i tij nuk kryen punë për të ardhmen
Jurgen Klopp duket se është nga trajnerët e rrallë që nuk do ta dëshironte Cristiano Ronaldon në skuadrën e tij.
Trajneri gjerman, i cili aktualisht është në krye të stolit të Liverpool, do ta konsideronte një transferim të mundshëm të CR7 si një lëvizje që nuk i shërben të ardhmes së skuadrës.
“Nuk duhet ta gjykoj unë këtë, por nëse klubet tjera mund të bëjnë gjëra të tilla, atëherë nuk është biznes që vlen për të ardhmen, që në tri-katër vite do të kenë përfitime nga ai. Është për tani, e menjëhershme”, ka thënë Klopp, i pyetur për situatën e Ronaldo, transmeton Periskopi.
“Kështu po punojnë disa klube. Është në rregull, por duhet të ketë edhe rrugë të tjera. Duhet të bëhet skuadër për vitet e ardhshme, deri në tri vitet e ardhshme”, shtoi gjermani.
Ronaldo është shumë afër kompletimit të transferimit te skuadra e Manchester United. /Periskopi/