Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me videogastroskop dhe videokolonoskop

Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me videogastroskop dhe videokolonoskop

Pas më shumë se 3 vjet, Klinika e Gastroenetroogjisë është pajisur me videogastroskop dhe videokolonoskop

Me rastin e dorëzimit të këtyre pajisjeve, Zaim Gashi, drejtor i Klinikës së Gastroenetrologjisë, falënderoi  Ministrin e Shëndetësisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, për mbështetjen e vazhdueshme për këtë klinikë.

Në anën tjetër, Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se janë në rrugën e drejtë  që pacientët t’i trajtojnë në institucionet tona publike duke ditur që në Klinikën e Gastroenterologjisë është një staf i mrekullueshëm.

Ndërsa, Uran Ismajli, Ministër i Shëndetësisë tha se përkundër kërkesave të vazhdueshme nga punëtorët shëndetësorë të kësaj klinike, ata për një kohë të gjatë nuk ishin furnizuar.

“Fatkeqësisht për një kohë të gjatë nuk ka pasur fare aparaturë të mirë edhe punëtorët shëndetësorë nuk kanë arritur me ju dhënë qytetarëve  atë që kanë mundur, sot jemi në një gjendje më të mirë po e shohim një aparat i cili është mjaftë modern  dhe që ju mundëson të gjithë punëtorëve shëndetësor këtu që ta dëshmojnë profesionalizmin e vet. Për qytetarin kjo nënkupton që do të ketë shërbime në QKUK, e jo që të shpenzon para nëpër klinika të ndryshme kur dihet që këta njerëz janë këtu për ta. Pra këta janë të gatshëm tani me i dhanë të gjitha ato shërbime, pacientët  nuk ka nevojë të shkojnë  nëpër klinika private” theksoi Ismaili.

Shpërndaje në: