Klinaku për vrasjen e Faton Hajrizit: Shteti jonë është përgjegjës për neglizhencë
Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se shteti ynë është përgjegjës për neglizhencës për rastin e Faton Hajrizit.
Klinaku ka thënë se shteti i Kosovës është dashur të komunikoj me Hajrizin dhe të merrej me të që nga arratisja e parë.
Tutje ai është shprehur se ndihet shumë keq për rastin si ka ndodhur.
Postimi i plotë:
Për që është Serbia shtet kriminal e kemi parasysh, por shteti i Kosovës ka përgjegjësi për shkak se është dashur të komunikoj me qytetarin e vet (të arratisurin Faton Hajrizi) dhe të merrej me të që nga arratisja e parë.
Pra, shteti jonë është përgjegjës për neglizhencë, duke pasur parasysh se ai ka përsëritur edhe 8 arratisje të tjera.
Neve na vjen shumë keq për rastin se si ka ndodhur.
Ngushëllime familjes Hajrizi!
Për që është Serbia shtet kriminal e kemi parasysh, por shteti i Kosovës ka përgjegjësi për shkak se është dashur të…
Posted by Faton Klinaku on Friday, July 19, 2024