Klinaku OVL-UÇK: Qeveria e Maqedonisë së Veriut që po arreston ushtar të UÇK`së u ndihmua nga Kurti

Klinaku OVL-UÇK: Qeveria e Maqedonisë së Veriut që po arreston ushtar të UÇK`së u ndihmua nga Kurti

Faton Klinaku nga OVL UÇK`ja ka reaguar pas arratisjes së ish ushtarit të UCK nga Maqedonia e Veriut, Blerim Ramadani.

Sipas tij, Qeveria e re atje po ndjek luftëtarët e UÇK`së e ku për këtë Klnikau ka fajësuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, meqë sipas tij kryeministri i Kosovës ndihmoj në zgjedhje ardhjen e kësaj qeverie.

“Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar fletarrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhërat e Vuçiqit. Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë.
Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar fletarrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhërat e Vuçiqit.
Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës.

Shpërndaje në: