Klinaku: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat themelore të njeriut

Ish-ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se krerët e UÇK-së dhe pjesëtarët e paraburgosur në Hagë, kanë përjetuar padrejtësi të vazhdueshme.
Ai tha se Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat themelore të njeriut, duke refuzuar lejet për vizita.
Klinaku shtoi se as Qeveria dhe as Kuvendi, nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të mbrojtur të drejtat e të paraburgosurve.
“Vazhdimisht u është bërë padrejtësi edhe krerëve të UCK-së dhe gjithë pjesëtarëve që janë në paraburgim në Hagë se Gjykata i ka shkelë të drejtat themelore të njeriut që për familje të ngushtë është dashur të lirohen për vizita secili që e ka rastin. As qeveria as Kuvendi si themelues i kësaj Gjykate nuk bënë asgjë në drejtim të shkeljes së drejtave themelore të njeriut”, shprehet Klinaku për “Front Online”.